Kompania “Beton Prerës ARDI” ofron shërbime të cilat përfshijnë prerjen, shpimin dhe thyerjen e betonit
PRERJA E BETONIT
Aparaturat më moderne të cilat janë pjesë e kompanisë, ofrojnë shërbimin e prerjes së betonit I cili kryehet përmes një sistemi të quajtur quhet “sistem i ngurtë”. Ky system, mundëson prerjen vertikale dhe atë horizontale në mure me madhësi dhe trashësi të ndryshme. Kjo lloj teknike përdoret për të prerë dyer dhe në rastet kur nevojitet krijiimi i vendeve për dritare apo hapje për vendosjen e klimave, gjithashtu edhe për krijimin e shkallëve dhe hapësirave për ashensorë.
SHPUARJET E BETONIT
BP-ARDI kryen edhe shpuarjen e vrimave me dimensione të ndryshme dhe me diametër të pakufizuar. Kjo teknikë lejon shpuarjen në nivel pingul dhe në kënde të ndryshme, duke përfshirë ato nën tokë dhe nën ujë. Përdorimi i kësaj metode zakonisht bëhet në mure, tavane, kulme, ura, tunele dhe sipërfaqe rrugore. Kjo metodë zakonisht përdoret për grumbullimin e mostrave të ndryshme nga betoni apo asfalti.
THYERJA E BETONIT
Kompania Beton Prerës ARDI, ndër të tjera ofron edhe thyerjen e të gjitha llojeve të betonit. Thyerja e betonit aplikohet nëpër shtëpi të ndryshme për rrëzimin e mureve, kulmeve në mënyrë të sigurtë, dhe me raste, edhe të rrëzimit të të gjithë shtëpisë. Me anë të makinave profesionale që posedon kompania, cdo ndërhyrje bëhet e mundur, në shumë pak kohë, varësisht nga kërkesat e klientit.