Historiku i kompanisë

Kompania “Beton Prerës ARDI” është formuar në vitin 2003 në Prishtinë dhe si shumica e kompanive të mëdha ajo në fillet e saj ishte shumë e vogël por me synim që një ditë të jetë ndër kompanitë lidere në vend për shërbimet që kryen. Në vitin e themelimit, kompania ka funksionuar me vetëm dy punëntorë, por pavarësisht fillimeve të vështira, puna e palodhshme u shpërblye dhe që shumë shpejt, me rritjen e tregut të punës, u rrit edhe numri i punëtorëve. “Beton prerës ARDI” është themeluar nga Latif Pacolli, njohës i shkëlqyer i industrisë së ndërtimit në Kosovë. Ajo tani ka punëtorë të cilët janë të pajisur me kontratë dhe të cilëve u ofrohet siguri maksimale në vendin e punës, me mjetet e teknologjisë së fundit.

Kjo kompani, që tani shtrin punën e saj në të gjithë vendin, punon me kontraktues të ndryshëm në industrinë e ndërtimit, si ekip i besueshëm dhe profesional në shërbimet e prerjes së betonit. Synimi i ekipit ka për qëllim kryerjen e punës në mënyrë sa më cilësore dhe në përputhje me kërkesat e kompanive kontraktuese. Kompania vazhdon të perfomojë kryerjen e detyrave me vullnet të plotë dhe përkushim, në mënyrë që secili mision i nisur të përfundojë në kohë, dhe të gjitha palët e përfshira të ndahen të kënaqur me punën precize, në secilin projekt.

Disa nga bashkëpunëtorët tanë.