Kompania “Beton Prerës ARDI” ofron shërbime të cilat përfshijnë prerjen, shpimin dhe thyerjen e betonit
SHPUARJET E BETONIT
BP-ARDI kryen edhe shpuarjen e vrimave me dimensione të ndryshme dhe me diametër të pakufizuar. Kjo teknikë lejon shpuarjen në nivel pingul dhe në kënde të ndryshme, duke përfshirë ato nën tokë dhe nën ujë. Përdorimi i kësaj metode zakonisht bëhet në mure, tavane, kulme, ura, tunele dhe sipërfaqe rrugore.
Historiku i kompanisë
Kompania “Beton Prerës ARDI” është formuar në vitin 2003 në Prishtinë dhe si shumica e kompanive të mëdha ajo në fillet e saj ishte shumë e vogël por me synim që një ditë të jetë ndër kompanitë lidere në vend për shërbimet që kryen. Në vitin e themelimit, kompania ka funksionuar me vetëm dy punëntorë, por pavarësisht fillimeve të vështira, puna e palodhshme u shpërblye dhe që shumë shpejt, me rritjen e tregut të punës, u rrit edhe numri i punëtorëve. “Beton prerës ARDI” është themeluar nga Latif Pacolli, njohës i shkëlqyer i industrisë së ndërtimit në Kosovë. Ajo tani ka punëtorë të cilët janë të pajisur me kontratë dhe të cilëve u ofrohet siguri maksimale në vendin e punës, me mjetet e teknologjisë së fundit.
Kjo kompani, që tani shtrin punën e saj në të gjithë vendin, punon me kontraktues të ndryshëm në industrinë e ndërtimit, si ekip i besueshëm dhe profesional në shërbimet e prerjes së betonit. Synimi i ekipit ka për qëllim kryerjen e punës në mënyrë sa më cilësore dhe në përputhje me kërkesat e kompanive kontraktuese. Kompania vazhdon të perfomojë kryerjen e detyrave me vullnet të plotë dhe përkushim, në mënyrë që secili mision i nisur të përfundojë në kohë, dhe të gjitha palët e përfshira të ndahen të kënaqur me punën precize, në secilin projekt.